Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Stoltenberg: Optimist se do të ndodhë së afërmi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka shprehur optimizëm për anëtarësimin e Suedisë në aleancë para samitit që mbahet në muajin korrik në Lituani.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur optimist se Suedia do të pranohet ën aleancë gjatë muajve të ardhshëm.
Vitin e shkuar, Suedia dhe Finalnda hoqën dorë nga dekada neutraliteti dhe aplikuan zyrtarisht për t’iu bashkuar aleancës së traktatit të atlantikut të veriut pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Që një vend të bëhet anëtar duhet të ketë miratimin unanim të të gjithë shteteve anëtare dhe Turqia ka bllokuar Suedinë, pasi lejoi Finlandën të anëtarësohej në aleancë.
Ankaraja akuzon Suedinë se ka lejuar anëtarë të partisë së Punëtoreve të Kurdistanit të vendosen në atë vend. Stoltenberg u shpreh të martën se ishte e mundur që Suedia t’i bashkohej Nato-s para samitit të aleancës që zhvillohet në muajin korrik në Lituani.
“Nuk ka garanci por është absolutisht e mundur që deri atëherë të arrihet një zgjidhje dhe të mundësohet një vendim mbi anëtarësimin e plotë të Suedisë”, tha Stolteberg për gazetarët gjatë në vizite në Oslo të Norvegjisë.
Ndërkaq, gjatë një vizite në Suedi, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u shpreh se qeveria suedeze i kishte adresuar tashmë shqetësimet e paraqitura nga Turqia.
“Nuk ka arsye përse procesi të zvarritet. Suedia është gati tashmë. I bëjmë thirrje Turqisë dhe Hungarisë, të cilat nuk kanë ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë të bëjnë një gjë të tillë sa më shpejt të jetë e mundur” theksoi Blinken.
Departamenti amerikan i shtetit bëri të ditur se Blinken kishte zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm turk Mevlut Cavusoglu me të cilin kishte folur për rastin e Suedisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




