Koreja e Veriut thotë se lëshimi i satelitit spiun u rrëzua në det

Koreja e Veriut ka thënë se një aksident ka ndodhur teksa planifikonte të dërgonte satelitin e saj të parë hapësinor, duke shkaktuar rrëzimin e tij në det.
Pheniani njoftoi se planifikonte të lëshonte një satelit deri më 11 qershor për të monitoruar aktivitetet ushtarake të SHBA ndërsa do të tentojë një lëshim të dytë sa më shpejt të jetë e mundur. Nisja shkaktoi një alarm të rremë në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, ndërsa në Japoni u dha një paralajmërim për banorët e Okinawas, në jug.
Koreja e Veriut përbën një kërcënim për Korenë e Jugut dhe nëse ka një alarm në të ardhmen, një pyetje që shtrohet është nëse do të merret seriozisht, apo do të hiqet si një gabim.
Në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Seulit, Oh Se-hoon pranoi se teksti i urgjencës “mund të ketë qenë një reagim i tepruar”, por tha se “nuk mund të ketë kompromis për sigurinë”.
Ai tha se qyteti do të përmirësojë sistemin e tij të paralajmërimit për të shmangur konfuzionin, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa mund të jetë thyer në ajër ose të jetë rrëzuar pasi u zhduk herët nga radarët. Ai publikoi foto të rrënojave të gjetura në det.
Kryeministri japonez Fumio Kishida tha se Koreja e Veriut dukej se kishte lëshuar një raketë balistike dhe se qeveria po analizonte detajet.
Ai shtoi se aktualisht nuk ka raportime për dëme pas nisjes. Japonia tha më parë se ishte e gatshme të rrëzonte çdo gjë që kërcënonte territorin e saj citon BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




