Sulmet me dron në kufirin e saj, Rusia: Do ketë përgjigje të ashpër

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka premtuar një “përgjigje të ashpër” ndaj sulmeve në Belgorod, për të cilat akuzon Ukrainën, kjo e fundit ka mohuar përfshirjen në sulm.
Duke raportuar tek zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes për inkursionin, ministri Shoigu tha se “më shumë se 70 nacionalistë ukrainas” ishin vrarë dhe pjesa tjetër u kthye në Ukrainë.
“Ne do të vazhdojmë t’u përgjigjemi veprimeve të tilla nga militantët ukrainas menjëherë dhe jashtëzakonisht ashpër,” tha ai.
Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi foto të automjeteve ushtarake perëndimore të braktisura ose të dëmtuara, por disa kanë pretenduar se imazhet janë të inskenuara, raporton BBC.
Rusia tha se sulmet gjatë natës nga dronët u shmangën kryesisht, por disa dëme u shkaktuan në makina, shtëpi private dhe ndërtesa administrative në dhe rreth qytetit Belgorod, si dhe në rrethin kufitar të Borisovka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




