A mund ta rivalizojë vërtetë Ron DeSantis, ish– presidentin, Trump në garën republikane të vitit 2024?

Ron DeSantis po shpall ofertën e tij për nominimin presidencial republikan për 2024, dhe gjerësisht, parashikohet të jetë rivali kryesor i Donald Trump.
DeSantis po e profilizon veten si një konservator i stilit Trump, por pa bagazhin e Trump. Guvernatori i Floridës po hyn në një garë në të cilën ish-presidenti mbetet ende kryesuesi i qartë dhe forca dominuese në Partinë Republikane.
Pika e fortë e DeSantis është se ai ka një rekord arritjesh në prioritetet dhe vlerat konservatore që ai mund ti tregojë, një kontrast ky me katër vitet e presidencës Trump që pati pak fitore legjislative.
Gjatë kohës së tij në detyrë, ai ka miratuar ligje konservatore të profilit të lartë për ta bërë më të lehtë zotërimin e armës, për të kufizuar edukimin e seksit dhe identitetit gjinor në shkolla, për të shtrënguar rregullat e votimit, si dhe për të kufizuar abortet.
Gadishmëria e tij për tu përballur me korporatat e mëdha, që ai i sheh si pjesë e një agjende liberale, sugjeron se ai beson se çështjet kulturore të nxehta janë më të rëndësishme për votuesit republikanë sesa politikat tradicionale pro-biznesit.
Është model i ilustruar në mënyrën më dramatike, grindja e tij me kompaninë Disney. Lufta njëvjeçare filloi kur Disney kritikoi një ligj në Florida që kufizonte atë që, mësuesit të mund të diskutonin në klasa për seksualitetin dhe identitetin gjinor, pas protestave për ligjin nga punonjësit e Disney.
“Ai është zoti Luftëtar i Kulturës në ekstrem,”- thotë Myra Adams, një kolumnist dhe stratege politik me bazë në Florida, e cili ka punuar në fushatat presidenciale republikane në 2004 dhe 2008.
DeSantis po thotë gjithashtu se ai është një fitues, i pamposhtur në garat për Kongres dhe për guvernator.
“Ne duhet të refuzojmë kulturën e humbjes që ka ndikuar në partinë tonë në vitet e fundit,”- tha zoti DeSantis gjatë vizitës së tij në Iowa dy javë më parë. “Koha për justifikime ka mbaruar”.
Ky ishte një ngacmim për zotin Trump, i cili ende refuzon të pranojë se humbi zgjedhjet e vitit 2020, dhe u fajësua shumë për rezultatet dërrmuese të republikanëve në zgjedhjet e Kongresit gjatë vitit të kaluar.
Në përgjithësi, kjo e bën Z. DeSantis një kandidat shumë të frikshëm – të paktën në letër. Por fushatat nuk zhvillohen në letër, ato kryhen përpara votuesve të gjallë dhe nën dritën e ashpër të vëmendjes së medias kombëtare.
Pasi u shfaq si një forcë e pandalshme në vazhdën e fitores së tij mbresëlënëse të rizgjedhjes në nëntor, guvernatori i Floridës duket se u zbeh si figurë. Sondazhet e vitit të kaluar treguan se DeSantis ishte kokë më kokë me Trump.
Por tani Trump kryeson me më shumë se 50% të sondazheve të votuesve republikanë, ndërsa DeSantis është pas me dy shifra. Edhe nëse Z. DeSantis do të konsolidonte të gjithë votuesit që nuk janë të Trumpit, ai përsëri do të mbetej pas Trump.
Sfida e tij, pra, është të bindë disa mbështetës më pak entuziastë të Trump se ai është një version më i mirë i Trumpizmit sesa origjinali. Kjo mund të jetë një vijë e mirë për të ecur, duke pasur parasysh se ka edhe disa kandidatë të tjerë që përpiqen të jenë zgjedhja jo-Trump.
Guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley sulmoi DeSantis në një video të fushatës të publikuar të mërkurën, duke thënë: “Amerika meriton një zgjedhje dhe jo një kopje”.
Një temë e zakonshme në mesin e atyre që zgjedhin ish-presidentin në vend të guvernatorit aktual është se zoti DeSantis është shumë i ftohtë dhe nuk dëshiron të përfshihet në politikën personale.
Një udhëtim ndërkombëtar që synonte të tregonte se zoti DeSantis mund të qëndronte edhe në skenën globale mori komente të vakëta. Disa donatorë potencialë të profilit të lartë nuk janë impresionuar.
“Trump, por pa sharmin e tij”,- kështu e përshkroi menaxheri i fushatës së Nikki Haley, në një memo të brendshme të zbuluar në Politico këtë javë.
Çfarë ndodh me nominimet?
Kandidatët për nominimin të republikanëve do të hyjnë në rrugën e fushatës dhe do të fillojnë një seri debatesh televizive në muajt e ardhshëm.
Zgjedhjet në çdo shtet – të quajtura zgjedhje paraprake – fillojnë në muajin shkurt 2024.
Personi me më shumë mbështetje do të kurorëzohet në Konventën Republikane në verën e 2024.
Fituesi i nominimit do të përballet me demokratin, Joe Biden, në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor 2024. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




