Zyrtarja e OKB-së takohet me rusen e shumëkërkuar për krime lufte, SHBA: Po minohet angazhimi ynë

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e thellë për takimin e zyrtarit të Kombeve të Bashkuara për fëmijët dhe avokates ruse për të drejtat e fëmijëve, i cili kërkohet nga gjykata ndërkombëtare e luftës,
Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, rusja Maria Lvova-Belova, e cila akuzohet nga prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krime lufte për deportimin e qindra fëmijëve ukrainas në Rusi, ka bërë të ditur se javën e kaluar se ajo ka zhvilluar një takim pune me Virginia Gamba, përfaqësuesen speciale të sekretarit të OKB-së.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar që një diplomat i lartë i OKB-së është takuar me një të shumëkërkuar për krime lufte dhe që ndaj saj ka një mandat arresti e akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër fëmijëve” tha Miller në një konferencë për shtyp, transmeton Al Jazeera.
“Një sjellje e tillë minon angazhimin tonë të përbashkët për mbrojtjen e fëmijëve në zonat e konfliktit”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




