Letonia: Ukraina duhet të bëhet pjesë e NATO-s, që t’i jepet fund luftës

Kryeministri letonez ka deklaruar se nëse duhet që të arrihet paqja në Ukrainë vendi duhet të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri i Letonisë Krisjanis Karins tha se për të pasur “paqe të qëndrueshme, Ukraina duhet të jetë e lirë dhe e çliruar dhe të bëhet pjesë e NATO-s”
Ndërkaq më herët, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg deklaroi se Ukraina nuk mund të bëhet pjesë e NATO-s teksa ndodhet në mes të luftës.
“Ukraina nuk do të jetë në gjendje të anëtarësohet në NATO për sa kohë që lufta po vazhdon”, tha shefi i aleancës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një takimi në Bruksel.
“Mendoj se të gjithë e kanë kuptuar këtë, se nuk e kemi në axhendë përfshirjen e Ukrainës në NATO teksa ndodhet në mes të luftës. Ajo që mbetet të themi është se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë lufta”, shtoi Stoltenberg, transmeton Reuters.
Disa ditë më parë Finlanda u bë vendi i radhës që iu bashkua Aleancës së Atlanikut të Veriut, ndërsa fati i anëtarësimit të Suedisë mbetet i paqartë për shkak të mospajtimeve që ky vend ka me Turqinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




