Kryeministri rus viziton Rekinin/ Nënshkruhen një sërë marrëveshjesh për thellimin e bashkëpunimit

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin ka nënshkruar këtë të mërkurë (24) një sërë marrëveshjesh me Kinën gjatë një vizitë në Pekin ku përshkroi lidhjet mes dy vendeve në nivelin më të lartë në histori, pavarësisht mosmiratimit nga Perëndimi të kësaj marrëdhënie.
Mishustin, zyrtari më i lartë rus që ka vizituar kryeqytetin kinez qëkur Rusia pushtoi Ukrainën, shkurtin e shkuar, ka mbajtur fillimisht bisedime me homologun Li Qiang ku u shpreh se “marrëdhëniet mes dy vendeve karakterizohen nga respekti i ndërsjelltë për interesat e njëri tjetrit, dëshira për të adresuar bashkarisht sfidat të cilat shoqërohet nga trazirat në rritje në arenën ndërkombëtare dhe nga presioni i sanksioneve të jashtëligjshme të perëndimit” siç u shpreh ai.
“Siç thonë miqtë tanë kinezë, bashkimi lëviz malet”, u shpreh kryeministri rus. Memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruara mes dy palëve përfshinë edhe një marrëveshje për të thelluar bashkëpunimin për investime në shërbimet tregtare, një pakt për eksportet e produkteve bujqësore ruse në Kinë, si dhe një tjetër për bashkëpunimin në sport.
Ndërsa lufta në Ukrainë është në vitin e dytë dhe Rusia po ndjen peshën e sanksioneve të perëndimit, Moska po mbështeste kërkesa kineze për gaz dhe naftë.
Dërgesat e produkteve energjetike ruse për në Kinë pritet të rriten 40 përqind këtë vit dhe dy vendet po diskutojnë dërgimin e pajisjeve teknologjike kineze në Rusi.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




