Lufta në Ukrainë/ Sunak: Gati të mbështesim Kievin me vite

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka shprehur gatishmërinë e Perëndimit për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, edhe për vite të tëra.
Sunak shtoi se strategjia e Rusisë për të pritur që Perëndimi të lodhet, nuk do të funksionojë.
“Aleatët perëndimorë të Ukrainës janë të gatshëm të mbështesin vendin në luftë për vite. Strategjia e Rusisë për të pritur që njerëzit në Perëndim të lodhen dhe të mërziten, nuk do të funksionojë. Tani jemi duke biseduar me aleatët se çfarë marrëveshjesh afatgjata shumëpalëshe dhe dypalëshe të sigurisë mund të vendosim me Ukrainën”, tha Sunak./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




