Rusia pretendon për inkursione kufitare nga diversantë ukrainas, Kievi mohon: Janë rusë të pakënaqur

Zyrtarët rusë pretendojnë se diversantë ushtarakë ukrainas, nisën një sulm përtej kufirit të hënën, duke plagosur 8 persona në një qytet të vogël. Por zyrtarët e Kievit mohuan çdo lidhje me grupin. Ata deklaruan se luftimet ishin një shenjë revolte e rusëve të pakënaqur ndaj Kremlinit.
Asnjë prej këtyre versioneve nuk ishte e mundur të verifikohej në mënyrë të pavarur. Guvernatori i rajonit Belgorod të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën, tha se një grup diversantësh i Forcave të Armatosura të Ukrainës, hyri në qytetin e Graivoron, rreth pesë kilometra nga kufiri. “Qyteti ra edhe nën zjarrin e artilerisë ukrainase”- tha ai.
Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha se tetë persona u plagosën dhe shumica e banorëve ishin larguar nga zona, dhe se situata mbetet ende “e tensionuar”.
Në fshatin Zamostye aty pranë, një predhë goditi një kopsht fëmijësh duke shkaktuar zjarr. Një grua u plagos në dorë, tha Gladkov. Ai raportoi se sistemet ruse kundërajrore rrëzuan një mjet ajror pa pilot mbi rajonin Belgorod. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




