Zjarr në konviktin e një shkolle në Amerikën e Jugut, humbin jetën 20 të rinj

Të paktën 20 të rinj kanë gjetur vdekjen pas një zjarri të madh që përfshiu konviktin e shkollës së mesme në Guyana, Amerikën e Jugut.
Disa adoleshentë të tjerë janë plagosur dhe disa po përgatiten për evakuim drejt kryeqytetit, Georgetown, ku është ngritur një qendër speciale, raporton The Guardian.
“Kjo është një fatkeqësi e madhe. Është e tmerrshme, është e dhimbshme,” tha presidenti i Guyanezit Irfaan Ali.
Dyshohet se shkak për zjarrin që shkaktoi tragjedinë, janë bërë kushtet atmosferike dhe temperaturat e larta në këtë vend.
Guajana ndodhet midis Venezuelës dhe Surinamit në bregun verior të Amerikës së Jugut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




