Lufta në Ukrainë/ SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se ndaj Rusisë janë vendosur sanksione të reja si pasojë e luftës s ësaj në Ukrainë.
Detajet të cilat janë zbuluar gjatë Samitit të G7 në Hiroshima të Japonisë, nxjerrin në pah se Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj “22 individëve dhe 104 subjekteve, me pika kontakti në më shumë se 20 vende ose juridiksione”, transmeton CNN.
Sanksionet e reja kanë në objektivin e tyre personat që përpiqen të shmangin sanksionet ekzistuese ndaj Rusisë, si dhe burimet e teknologjisë kryesore të vendit, aftësitë e saj energjetike dhe sektorin e shërbimeve financiare.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së “po vendos sanksione ose po identifikon si pronë të bllokuar mbi 200 entitete, individë, anije dhe avionë”, tha në një deklaratë Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken.
Gjithashtu, Departamenti i Shtetit vendosi sanksione ndaj zyrtarëve të shumtë për përfshirjen e tyre në skemat e supozuara të Moskës për të dëbuar fëmijët ukrainas në Rusi dhe regjistrimin e tyre në kampe riedukimi, gjë e cila u bë shkak edhe për lëshimin e fletës së arrestit ndaj Vladimir Putin nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




