Pekini iu kërkon ambasadave të huaja të heqin flamurin ukrainas nga ndërtesat

Pekini iu ka dërguar një letër misioneve të huaja diplomatike në Pekini që të shmangin përdorimin e asaj që e quajti “propagandë të politizuar”, në muret e ndërtesave të tyre, duke iu referuar kështu në mënyrë jo të drejtpërdrejtë flamurit të Ukrainës që është valëvitur në ato ndërtesa që ka fillimi i pushtimit rus.
Kina iu ka kërkuar disa misioneve të huaja diplomatike në Pekin që të mos shfaqin material të propagandës politike pranë ndërtesave të tyre.
Një kërkesë e tillë shënjestron flamujt ukrainas që janë shfaqur në godinat diplomatike që nga fillimi i pushtimit rus.
Disa misione të huaja kanë ngritur flamurin ukrainas ose kanë ngjitur postera apo ngritur instalacione me drita që reflektojnë këtë flamur.
“Ne dhe të tjerët kemi marrë një letër ku iu bëhet thirrje ambasadave apo zyrave përfaqësuese të shteteve të huaja të shmangim përdorimin e mureve të jashtme të ndërtesave për propagandë të politizuar”, u shpreh për agjencinë e lajmeve Rojters një diplomat, emir i të cilit nuk u bë i ditur.
Diplomati në fjalë gjithashtu tha se misioni i vendit të tij nuk kishte ndërmend të përmbushte kërkesën e Pekinit.
Tre diplomat të tjerë të huaj në Pekin konfirmuan se kishin marrë një njoftim të ngjashëm, ndërsa shtuan se në kërkesën e Pekinit nuk flitej në mënyrë të drejtpërdrejtë për flamurin e Ukrainës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




