Zgjedhjet në Turqi, Presidenti Erdogan renditet i pari, por duket se nuk është fitues

Botë | 4 vite më parë

Beteja e Turqisë për presidencën duket se do të shkojë në balotazh, me të dy pretendentët të bindur se kanë fituar. Pas 20 vjetësh në pushtet, Rexhep Tajip Erdogan qëndroi në ballkonin e selisë së partisë së tij në Ankara , nga ku ka lajmëruar gjithmonë fitoret duke thënë se ishte i bindur se do të fitonte edhe pesë vite të tjera për të drejtuar shtetin.

Me mbi 90 perqind te votave të numëruara, Erdogan kryeson me 49.42|% te votave, pas tij renditet Kemal Kilicdaroglu, me 44.95% dhe i treti Sinan Ogan me 5.20%.

Ndërkohë në garë për vendet në parlament koalicioni i Erdogan ka fituar shumicën me 321 mandate nga 600 ulesë sa ka paralmenti turk.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se fakti që zgjedhjet e sotme janë zhvilluar në qetësi dhe lehtësi si dhe në një mënyrë feste të madhe të demokracisë, është shprehje e pjekurisë demokratike që Türkiye posedon.

Megjithëse rezultatet e sakta nuk janë ende të qarta, ne jemi në krye të një rrugë të gjatë përpara.

Kuptohet se si rezultati jozyrtar i votave të brendshme ashtu edhe numërimi i votave të huaja do të marrë pak kohë. Ne do të luftojmë për të ndërtuar një Turqi të madhe dhe të fuqishme. Mos harroni se askush nuk do të mund të pengojë ngritjen e Shekullit Turk. Uroj që festa e 14 majit të demokracisë të jetë edhe një herë e mbarë,” tha  presidenti turk.

Ndërsa kandidati Kemal Kilicdaroglu tashmë mendon se vendi do i drejtohet një raundi të dytë votimesh.

“Nëse kombi ynë thotë raundin e dytë, ne do të fitojmë absolutisht në raundin e dytë,” u tha Kemal Kilicdaroglu gazetarëve. Ndërsa shtoi se “Vullneti për ndryshim në shoqëri është më i lartë se 50 për qind.”tha Kilicdaroglu

Në zgjedhjet e 14 majit në Turqi morën pjesë në votime 87.21% e votuesëve, apo 55.5 milionë votues nga 60.7 milione zgjedhës me te drejtë vote.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme