Gara në Turqi drejt balotazhit. Hendeku midis Erdogan dhe Kilicdaroglu vazhdon të ngushtohet

Turqia votoi të dielën për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin. Votimi nisi në orën 8.00 dhe përfundoi në orën 17.00 sipas kohës lokale dhe menjëherë nisi numërimi i votave.
Në votime pjesëmarrja ishte afro 90 % e votusve. 60,7 milionë qytetarë turq ishin të regjistruar për të votuar në Türkiye, ndërsa jashtë vendit ishin të regjistruar 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë kishin të drejtën e votimit për herë të parë. Gara për president është ngushtuar mes presidentit aktual Taip Rexhep Erdogan dhe opozitarit Kemal Kılıçdaroğlu (Kemal Këlliçnarrollu).
Nga të dhënat e para të numërimit Erdogan kishte epërsi duke kaluar në mbi 50 % të votave, por orë pas ore presidenti aktual nisi të humbë vota përballë opozitarit Këlliçnarrollu. Të dhënat pas mesnate tregojnë se Erdogan rezulton me 49.5 % të votave ndërsa opozitarit Kemal Kılıçdaroğlu (Kemal Këlliçnarrollu) ka marrë 44.79 5 të votave.
Kandidati tjetër për president kandidatit Sinan Oğan (SINAN OHAN) sipas të dhënave ka marrë 5.27 % të votave. Kandidati I katër që hoqi dorë nga gara të enjten Muharrem İnce, (MUHARREM INCXHE) pavarësisht kësaj ka marrë vota dhe rezulton me 0.44 % të votave deri në mesnatë. Ndërsa beteja e Rexhep Tayyip Erdogan dhe rivalit të tij opozitar Kemal Kilinçaroglou qëndron ‘kokë më kokë’ në dy qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara dhe Stamboll.
Mediat ndërkombëtare e konsiderojnë të sigurt mundësinë e zgjedhjeve të dyta më 28 maj. Pas vlerësimeve të analistëve, rrjetet kryesore si Reuters dhe The Guardian theksuan se Erdogan ka rënë nën 50%, gjë që do t’i kishte dhënë atij fitoren që në raundin e parë. Hendeku midis Erdogan dhe Kilicdaroglu vazhdon të ngushtohet ndërsa numërimi i votave rritet në qytetet e mëdha, të cilat duket se po nxisin rritjen e rezultatit të kandidatit të opozitës.
Megjithatë, agjencitë turke të lajmeve vazhdojnë të raportojnë shifra të ndryshme. Erdogan tha se nxitimi për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve ndërsa numërimi po vazhdon do të nënkuptonte vjedhje të vullnetit të popullit, ndërsa rivali i tij Kemal Kilicdaroglu paralajmëroi autoritetet zgjedhore që të regjistrojnë të gjitha rezultatet në mbarë vendin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




