Zgjedhjet në Turqi, pjesëmarrje masive për të votuar presidentin dhe parlamentin e ri

Zgjedhjet e 14 majit në Turqi janë ndër më të rëndësishmet në historinë moderne të këtij shteti, të cilat ose mund ta rrëzojnë nga pushteti presidentin Recep Tayyip Erdogan, ose do t’i atij mundësojnë që të hyjë në dekadën e tretë në pushtet si askush tjetër. Rreth 60,7 milionë qytetarë turq janë regjistruar për të votuar për të zgjedhur presidentin e ri të vendit dhe parlamentin për një mandat 5-vjecar.
Në deklaratë për mediat pas votimit në Stamboll, Presidenti i turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se është shumë e rëndësishme që të gjithë votuesit të shfrytëzojnë të drejtën e votës pa asnjë shqetësim, për të treguar fuqinë e demokracisë turke.
“Sipas informacioneve që kam marrë nga ministri i brendshëm, procesi deri më tani ka vazhduar dhe vazhdon pa ndonjë incident. Shpresoj që pas numërimit në mbrëmje, t‘i lutemi Krijuesit për një të ardhme më të mirë për vendin tonë, kombin tonë dhe demokracinë turke”,- u shpreh presidenti Erdogan.
Kandidati presidencial i Aleancës Kombëtare dhe kryetari i Përgjithshëm i Partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu votoi në Ankara. Pas votimit në një deklaratë për gazetarët, Kılıçdaroğlu falënderoi, shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë votuesit që u janë drejtuar kutive të votimit për të votuar.
“Të gjithëve na ka marrë malli për demokracinë. Na ka munguar shumë të jemi bashkë. Të gjithëve na ka marrë malli të përqafojmë. Pas kësaj do ta shihni, shpresoj që në këtë vend do të vijnë pranvera dhe pranverat do të vazhdojnë gjithmonë”, tha ai.
Ndërsa, Kandidati i Aleancës ATA për president -s, Sinan Oğan votoi në Ankara. Ai u bëri thirrje edhe një herë qytetarëve që të dalin në qendrat e votimit dhe të votojnë. “Të zhvillojmë këto zgjedhje në një atmosferë festive në paqe, me fat”, tha Oğan.
Ndërkohë Muharrem İnce, një kandidat tjetër presidencial, u tërhoq nga gara të enjten, por sipas autoritetit zgjedhor të vendit, pavarësisht tërheqjes së tij në “minutën e fundit”, votat e hedhura për të do të pranohen si të vlefshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 6271 kodit zgjedhor turk.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




