Turqia voton sot/ Më shumë se 64.1 milionë votues do ë zgjedhin Presidentin për 5 vitet e ardhshme

Këtë të diel (14 maj), votuesit turq përballen me një zgjedhje të ashpër midis dy kandidatëve kryesorë për president që ofrojnë vizione drastike të ndryshme për vendin.
Ndërsa republika turke shënon njëqindvjetorin e saj këtë vit, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili është në pushtet prej 21 vitesh, përballet me sfidën për të bindur votuesit që të hedhin emrin e tij në kutinë e votimit edhe një herë.
Sfiduesi kryesor i Erdoganit është Kemal Kılıçdaroğlu, kandidati kryesor i opozitës, i cili ka mbajtur një epërsi të ngushtë në sondazhe dhe po bën fushatë me një zotim për të rikthyer “rrëshqitjen” prej vitesh drejt autoritarizmit dhe për të rikthyer sundimin e ligjit.
Sipas rregullave zgjedhore të Turqisë, kandidati fitues presidencial duhet të marrë më shumë se 50% të votave në raundin e parë. Analistët politikë presin që në këto zgjedhje asnjë kandidat të mos marrë shumicën e votave, çka do të thotë se gara presidenciale do të shkojë në raundin e dytë më 28 maj.
Në të njëjtën kohë me zgjedhjet presidenciale zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare për legjislaturën me 600 vende. Në votimin parlamentar, sondazhet sugjerojnë se AKP e Erdoganit del përpara me 44% ndaj aleancës kryesore të opozitës me 39.9%.
Votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi do të fillojë në orën 8 të mëngjesit me orën lokale dhe do të zgjasë deri në orën 17:00.
Gjithsej 191,885 kuti votimi do të ngrihen në 973 qarqe dhe 1,094 borde zgjedhore në të gjithë vendin për të zgjedhur presidentin dhe anëtarët e parlamentit, të cilët do të shërbejnë për pesë vjet.
Më shumë se 64.1 milionë votues do të votojnë në Turqi dhe jashtë saj. Rreth 4.9 milionë do të votojnë për herë të parë në vend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




