Ukraina: Kemi rimarrë terrenet e pushtuara në Bakhmut, Moska: Nuk është e vërtetë

Botë | 4 vite më parë

Ukraina ka bërë të ditur se ka rimarrë terrenin në Bakhmut, një përparim i rrallë ky pas disa muajsh avancim të forcave ruse në qytetin lindor.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës Hanna Malyar ka theksuar se forcat ukrainase përparuan dy kilometra në një javë.

Pretendimet sinjalizojnë një ndryshim të vrullit në Bakhmut – por më gjerësisht, nuk ka asnjë provë të qartë të një kundërofensive ukrainase.

Megjithatë, dy shpërthime u raportuan të premten në Luhansk të pushtuar nga Rusia.

Imazhet e postuara në mediat sociale, tregojnë një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihet nga qyteti, i cili shtrihet rreth 90 km prapa vijës së frontit në Ukrainën lindore, transmeton BBC.

Shkaku nuk është konfirmuar – por shpërthimet vijnë një ditë pasi Britania e Madhe tha se kishte furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë “Storm Shadow”.

Luhansk është përtej mundësive të raketave të Himarsit ku Ukraina është mbështetur më parë për sulme të thella kundër objektivave ruse.

Më herët Rusia mohoi raportet për fitoret e Ukrainës në Bakhmut.

“Deklaratat individuale në Telegram për një “përparim” në disa pika në vijën e frontit nuk korrespondojnë me realitetin”, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

“Situata e përgjithshme në zonën e operacionit special ushtarak është nën kontroll”, shtoi ai, duke përdorur termin rus për pushtimin.

Megjithatë, në një deklaratë të përditësuar të premten në mëngjes, ministria pretendoi se trupat ruse kishin ndryshuar pozicionin e tyre për arsye strategjike.

Ai tha se njësitë e grupit jugor të forcave ruse kishin marrë një pozicion më të mirë mbrojtës në zonën e Maloilinivkas, diçka që merrte parasysh “kushtet e favorshme të rezervuarit të Berkhivkas”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme