Kundërsulmi ndaj forcave ruse/ Italia thirrje shtetasve të saj: Largohuni menjëherë nga Ukraina

Italia u ka bërë thirrje shtetasve të saj në Ukrainë që të largohen prej aty përpara nisjes së kundërofensivës ukrainase ndaj forcave ruse.
“Sulmet me raketa në të gjithë vendin vazhdojnë. Të gjithë bashkatdhetarët që janë ende të pranishëm këshillohen të largohen menjëherë nga Ukraina. Rrezik kolapsi i infrastrukturës energjetike”, shkruan ambasada italiane në Kiev në faqen e saj të internetit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraiana do të kundërsulmojë forcat ruse edhe pse nuk ka dhënë një datë të saktë të fillimit të saj, transmeton CNN.
Ndërkaq më herët, një prej komandatëve ushtarakë të Ukrainës ka bërë të ditur se forcat ruse në Bakhmut janë tërhequr deri në 2 kilometra prej territorit ukrainas pas kundërofensive.
Gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi, i cili drejton forcat tokësore të Ukrainës e bëri të ditur lajmin në një postim në Telegram. Forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar një brigadë prej mijëra trupash ruse në Bakhmut.
“Në disa zona të frontit, armiku nuk mund t’i rezistonte sulmit të mbrojtësve ukrainas dhe u tërhoq në një distancë deri në dy kilometra. Ishte realizimi i operacionit që i detyroi ato të zëvendësoheshin në drejtime të caktuara nga njësi më pak të përgatitura të trupave të rregullta ruse, të cilat u mundën dhe u larguan”, shprehet Gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




