Protesta në Pakistan, arrestimi ish-kryeministrit ka ngritur në protesta mijëra njerëz në vend

Arrestimi i ish-kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan ditën e martë, nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët e vendit, ndonëse akuza ndaj tij është për korrupsion.
Ky ka qenë shkaku që mijëra njerëz të dalin në protestë duke marshuar nëpër rrugët e qyteteve të Pakistanit.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shuar protestat e mbështetësve të ish-kryeministrit të cilët kanë shfaqur zemërim, ndërsa situata po përshkallëzohet.
Qeveria tha se për shkak të protestave të dhunshme 8 persona kanë mbetur të vrarë ndërsa rreth një mijë janë arrestuar pasi u dogjën 25 automjete policie dhe më shumë se 14 ndërtesa qeveritare.
Shërbimet e të dhënave celulare u mbyllën për të dytën ditë të mërkurën ndërsa autoritetet në vend kanë vendosur një urdhër që ndalon të gjitha tubimet.
Ish-kryeministri dhe politikani më popullor i Pakistanit u arrestua të martën nga forca të shumta të policisë, nën akuzën se mori para dhe një pronë në këmbim të dhënies së favoreve për një manjat të pasurive të paluajtshme. Të mërkurën ish-kryeministri pritet të paraqitet në një seancë gjyqësore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




