Blinken telefonon Lavrov: Lironi gazetarin amerikan. Ministri rus: Po i jepni ngjyrim politik, e papranueshme

Botë | 4 vite më parë

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka telefonuar Ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Lavrov, të cilit i ka kërkuar lirimin e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich, të arrestuar në Rusi. Por kërkesa e Lavrov, është refuzuar nga Ministri Lavrov, i cili deklaroi se zyrtarët dhe mediat amerikane nuk duhet “të bëjnë bujë” ose të përpiqen të politizojnë gjendjen e gazetarit të Wall Street Journal.

Ministri Lavrov i tha Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, se i takon gjykatës të vendosë për të ardhmen e Gershkovich, i cili u arrestua me akuzën për spiunazh në Rusi, raporton The Guardian.

“Në dritën e provave të vendosura të veprimtarive të paligjshme të shtetasit të SHBA, e ardhmja e tij do të përcaktohet nga gjykata. Ambasada amerikane në Moskë u njoftua siç duhet për ndalimin e tij. Në kuadrin e diskutimit të çështjes së ndalimit të shtetasit amerikan Gershkovich në Rusi me dyshimin për spiunazh, i cili u ngrit nga Sekretari i Shtetit, vëmendja e Blinken u tërhoq për domosdoshmërinë e respektimit të vendimit të autoriteteve ruse të marrë në përputhje me ligjin dhe angazhimet ndërkombëtare të Rusisë”, tha ministri.

Lavrov theksoi se Gershkovich ishte arrestuar në flagrancë kur po mblidhte të dhëna që përbënin një sekret shtetëror, duke vepruar nën maskën e statusit të gazetarit.

Kryediplomati rus u tha gjithashtu homologëve të tij amerikanë se është e papranueshme të nxitet histeria rreth arrestimit të gazetarit.

“U theksua se është e papranueshme që zyrtarët e Uashingtonit dhe mediat perëndimore të nxisin histerinë me një qëllim të qartë për t’i dhënë një ngjyrim politik këtij rasti,” tha ministria.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme