Zëvendëskancelari gjerman Habeck vizitë të papritur në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck ka mbërritur në Ukrainë për një vizitë të papritur. Lajmi është bërë me dije nga Ministria gjermane e Energjisë dhe Ekonomisë. Ky është udhëtimi i parë i Habeck në Kiev, që nga shpërthimi i luftës.

Në fokus të kësaj vizite, është rindërtimi i Ukrainës, e cila ka qenë në luftë me Rusinë që kur Moska pushtoi vendin në shkurt 2022, dhe bashkëpunimi në sektorin e energjisë. 

Një zëdhënës i ministrisë konfirmoi vizitën, raporton Reuters, duke thënë se Habeck, i cili shërben gjithashtu si ministër për energjinë dhe ekonominë, mbërriti në Kiev mëngjesin e kësaj të hëne (3 prill).

Pas kritikave fillestare për hezitimin e saj për të furnizuar Ukrainën me armatim të rëndë, Gjermania është bërë një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të vendit, së fundmi i ka ofruar Kievit 18 tanke luftarake Leopard 2, të konsideruara si disa nga armët më të fuqishme në arsenalin e Perëndimit.

Sektori energjetik i Ukrainës ka qenë vazhdimisht nën sulmet ruse gjatë konfliktit, duke lënë në disa raste miliona njerëz pa energji.

Lufta shkaktoi gjithashtu një rishikim të politikës energjetike në Berlin, i cili u detyrua të kërkonte partnerë alternativë të energjisë pasi braktisi marrëdhëniet e ngushta ekonomike me Rusinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme