Protestat ndaj regjimit të Teheranit/ Dënohet me 5 vjet burg vajza e ish-presidentit iranian

Faezeh Hashemi është aktiviste e njohur iraniane, për të cilën avokatja e saj Neda Shams tha se ndaj Hashemit rëndojnë disa akuza. Vajza e ish-presidentit iranian u padit vitin e kaluar nga prokurori i përgjithshëm i Teheranit me akuzat për “propagandë kundër sistemit”. Ajo u arrestua dhe u transferua në burgun Evin.
Irani ka arrestuar një numër aktivistësh të profilit të lartë në muajt e fundit, duke përfshirë shkrimtaren dhe poeten Mona Borzouei, këngëtarin Shervin Hajipour dhe futbollistin iranian Hossein Mahini, ndërsa protestat antiqeveritare tronditën vendin, transmeton CNN.
Gjatë dekadës së fundit, Hashemi është burgosur disa herë për deklarata antiqeveritare dhe pjesëmarrje në protesta. Ajo kaloi muaj në burg pas një arrestimi në vitin 2012 për qëndrimet e saj kundër qeverisë./rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




