Kremlini: SHBA dhe NATO pjesë “de facto” e luftës ruse në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

SHBA dhe NATO janë bërë pjesë ‘de facto’ në luftën ruse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili shton se Brukseli dhe Uashingtoni po furnizojnë me armë, teknologji dhe informacione inteligjente, Ukrainën.

“Edhe pse Brukseli dhe Uashingtoni theksojnë se nuk do të bëhen palë në konflikt, de facto, ata tashmë janë bërë një anë indirekte e këtij konflikti, duke pompuar Ukrainën me armë, teknologji dhe informacione inteligjente“, tha Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit i ka bërë jehonë deklaratës së bërë më herët nga sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, sipas së cilit, Rusia po lufton me NATO-n në Ukrainë.

“Ngjarjet në Ukrainë nuk janë një konfrontim midis Moskës dhe Kievit, ky është një konfrontim ushtarak i NATO-s, veçanërisht i Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë, kundër Rusisë. Nga frika e kontaktit të drejtpërdrejtë, instruktorët e NATO-s po i çojnë djemtë ukrainas në një vdekje të sigurt. Ne nuk jemi në luftë me Ukrainën, sepse sipas definicionit nuk mund të kemi urrejtje ndaj ukrainasve të zakonshëm. Sa më shpejt qytetarët e Ukrainës ta kuptojnë se Perëndimi po lufton kundër Rusisë me duart e tyre, aq më shumë jetë do të shpëtohen. E gjithë historia me Ukrainën filloi në Uashington me qëllim që të përpunohen teknologjitë për përcaktimin dhe lojën e njerëzve të bashkuar kundër njëri-tjetrit”, tha Patrushev.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme