Presidentit Biden i gjenden dosje të klasifikuara në zyrën private, Departamenti Amerikan i Drejtësisë nis hetimet

Departamenti amerikan i drejtësisë po shqyrton dokumentet e klasifikuara të gjetura në zyrën e mëparshme të Presidentit Joe Biden në një institut kërkimor. Rreth 10 prej dosjeve u zbuluan në një dollap të mbyllur në Qendrën Penn Biden në Uashington në nëntor nga ekipi ligjor i Biden. Grupi i është dorëzuar Arkivit Kombëtar.
FBI është përfshirë në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në Qendrën Penn Biden dhe Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA, Merrick Garland, i është kërkuar të shqyrtojë dokumentet.
Grupi nuk përmbante sekrete bërthamore dhe ishte vendosur në një dosje në një kuti me dokumente të tjera të paklasifikuara. Richard Sauber, këshilltar i posaçëm i Presidentit Biden, tha se dosjet u zbuluan pak para zgjedhjeve afatmesme nga avokatët e Bidenit, të cilët po pastronin hapësirën e zyrës.
“Që nga ai zbulim [i dokumenteve], avokatët personalë të presidentit kanë bashkëpunuar me Arkivin [National] dhe Departamentin e Drejtësisë në një proces për të siguruar që çdo regjistrim i administratës Obama-Biden është në posedim të duhur të Arkivave”, tha Sauber.
Ish-presidenti Trump reagoi mbi ngjarjen, duke ngritur pyetjen se kur do kontrollojë FBI shtëpitë e Joe Biden. “Kur do të bastis FBI-ja në shtëpitë e shumta të Joe Biden, ndoshta edhe Shtëpinë e Bardhë?”, shkroi Trump në rrjetete sociale. Paraardhësi i Biden, Donald Trump, po përballet me një hetim për marrjen e dosjeve të klasifikuara në Florida pas presidencës së tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




