Moska ankohet për “Facebook” dhe “Instagram”: Nuk është atribut i tyre të përcaktojnë kriteret e së vërtetës

Vendimi për të hyrë ushtarakisht në Ukrainë, solli edhe reagime të shumta të kompanive të mëdha ndaj Rusisë, ku ndër to ishte edhe kompania “Meta”, e cila zotëron “Facebook” dhe “Instagram”.
“Facebook” dhe “Instagram” për postimi që kanë lidhje me Rusinë, qoftë nga mediat apo qoftë edhe zyrtarë rusë, theksohet se përmes një shënimi se informacioni i tyre mund të mos jetë i vërtetë.
Ky vendim ka bërë që ambasada e Rusisë në SHBA, të kërkojë që kompania “Meta” t’i japë fund kësaj politike, duke theksuar se nuk mund të jetë ajo që duhet të përcaktojë se cili informacion është i vërtetë dhe cili jo.
“I kërkojmë autoriteteve të ndalojnë aktivitetet ekstremiste të Metës dhe të marrin masa për të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë. Përdoruesit e Facebook dhe Instagram nuk u kanë dhënë të drejtë pronarëve të këtyre platformave për të përcaktuar kriteret e së vërtetës dhe për të vënë kombet kundër njëri-tjetrit”. thuhet në një postim në Twitter që shfaqet në profilin e ambasadës ruse në Uashington.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




