Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen tre mjete, disa të lënduar
Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, në kryqëzimin e fshatit Lumalas.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet që lëvizte nga Korça drejt Maliqit ka përplasur mjetin që ndodhej para tij dhe më pas ka marrë përpara dhe një mjet të tretë “Benz”, të ndaluar në krahun e djathtë të rrugës për të kaluar në anën tjetër, me sinjalin e hapur.
Si pasojë e përplasjes, një nga drejtuesit e mjeteve ka mbetur i plagosur, ndërsa tre anëtarë të një familjeje, mes tyre edhe një i mitur, janë transportuar në spitalin e Korçë për kontroll mjekësor.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të tretë, i cili dyshohet se është shkaktari i aksidentit. Aksi Korçë-Maliq, veçanërisht në zonat ku ka kryqëzime, vijon të mbetet problematik për aksidentet rrugore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




