Aksident në rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me automjetin, lëndohen 3 persona

Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën e Arbrit. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 2 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




