Aksident tragjik në Athinë, dy të vdekur, një prej tyre shqiptar

Greqi | 3 vite më parë

Një aksident tragjik është shënuar  të mërkurën në sheshin Omonia të Athinës ku humbën jetën dy të rinj që udhëtonin me motor.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën Kristi Manthio dhe Manolis Sarandis, 24 dhe 25 vjeç.

Policia thotë se motori i dy të rinjve ka humbur kontrollin dhe ka rënë duke u përplasur me një makinë tip “Fiat”, drejtuesi i së cilës ka pësuar lëndime të lehta.

Dy të rinjtë u dërguan në spitalin KAT në Athinë, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë për t’i shpëtuar. Vlen të theksohet se dy të rinjtë nuk mbanin helmeta në momentin e aksidentit.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme