Aksident tragjik në Durrës, makina bie nga Ura e Dajlanit, humb jetën pasagjerja, plagoset shoferi dhe 2 këmbësorë

Aktualitet | 9 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes (15 janar) në Durrës ku një automjet me drejtues një 26-vjeçar ka rënë nga mbikalimi i Urës së Dajlanit.

Si pasojë e aksidentit tragjik, ka humbur jetën pasagjerja, V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë plagosur drejtuesi i ,mjetit dhe dy këmbësorë, konkretisht T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët janë shpoqëruar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

“Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026,  te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme