Fadroma përplas punëtorin në kantierin e ndërtimit, 45-vjeçari ndërron jetë gjatë rrugës për në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi në fshatin Palasë, Himarë, ku një punëtor ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një mjet fadrom.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë kryerjes së manovrave me fadromën brenda kantierit, ka aksidentuar kolegun e tij, K.H, 45 vjeç, i cili po punonte në të njëjtin kantier.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, K. H ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Policia e Himarës ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e fadromës, E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohen rrethanat e sakta të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



