Aksident tragjik në kryqëzimin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja
Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një 39-vjeçareje është regjistruar mëngjesin e sotëm (8 mars) në kryqëzimin që lidh fshatin Varibop me autostradën Levan-Tepelenë.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes dhe informacioneve paraprake nga policia, një automjet tip “Kia”, i drejtuar nga 39-vjeçarja N. A, ka dalë nga rruga e fshatit Varibop për t’u futur në autostradën Levan-Tepelenë. Në momentin e hyrjes në autostradë, makina e saj është përplasur me një fugon që po qarkullonte në këtë aks rrugor.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 39-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i fugonit dhe një pasagjer që ndodhej në mjet janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe patrulla e qarkullimit rrugor, të cilat kanë punuar për normalizimin e trafikut në këtë segment. Po ashtu, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




