Aksidenti me vdekje në aksin Rrashbull–Xhafzotaj, Policia arreston drejtuesin e automjetit që u largua nga vendi i ngjarjes

Policia ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e një biçiklisti, që ndodhi në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj, në Durrës.
Sipas njoftimit zyrtar, në vijim të informacionit të datës 21 gusht 2026, në vendngjarje u gjet i pajetë shtetasi V. H., 41 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës.
Autori i dyshuar ishte larguar nga vendi i aksidentit.Pas një pune intensive hetimore të strukturave të Qarkullimit Rrugor të Policisë së Durrësit, është identifikuar automjeti i përfshirë dhe autori i dyshuar.
Në vijim të veprimeve hetimore, është arrestuar shtetasi R. R., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Automjeti i tij, tip “Mercedes-Benz A-Class”, dyshohet se ka përplasur biçiklistin.
Materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Policia vazhdon hetimet për të plotësuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Aksidentoi me automjetin që drejtonte një biçiklist, me pasojë vdekjen e tij, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 48 orësh, Policia identifikon dhe arreston drejtuesin e automjetit.
Në vijim të njoftimit të datës 21.08.2026, për një aksident rrugor me pasojë vdekjen, në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj, Durrës, ku u gjet i pajetë shtetasi V. H., 41 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, ju informojmë se:
Pas një pune intensive hetimore nga strukturat e Qarkullimit të Policisë Rrugore të Durrësit, është bërë e mundur identifikimi i automjetit dhe i autorit të dyshuar të aksidentit.
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i shtetasit R. R., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës, si dhe u gjet automjeti tip “Benz A-Class”, me të cilin dyshohet se ka përplasur biçiklistin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



