Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Kosovë, bastisen disa objekte, dyshohet për evazion fiskal dhe pastrim parash

Kosovë | 3 muaj më parë

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjerë, në kuadër të të cilit janë bastisur disa lokacione.  

Sipas raportimeve të deritanishme, dyshohet për shmangie të tatimit, përdorim të kompanive fiktive dhe për pastrim parash, raporton Kosova Press.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka konfirmuar lajmin, por pa dhënë detaje shtesë.

“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo për KosovaPress.

Një nga bastisjet besohet të ketë ndodhur edhe në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ku ekipi i KosovaPress ka filmuar pjesëtarë të Njësisë Speciale. Porse, nga Policia e Kosovës nuk kanë konfirmuar lidhshmërinë e këtyre bastisjeve me prezencën e Njësisë Speciale në “Rrustem Staatovci”.




Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme