Aleksandër Gjoka hap natën finale të Festivalit të Pranverës: Një aktivitet i mrekullueshëm që i ka munguar Shqipërisë

Kulturë | 4 muaj më parë

Nata finale e Festivalit të Pranverës në Teatrin e Operas dhe Baletit u çel me performancën e këngëtarit të mirënjohur Aleksandër Gjoka, i cili solli emocion dhe festë me këngën “Emocion”.

Në një intervistë të shkurtër për moderatorët Bleona Qereti dhe Nik Xhelilaj, Gjoka vlerësoi rikthimin e këtij festivali, duke e cilësuar si një ngjarje të rëndësishme për muzikën shqiptare.

“Më vjen mirë që filloi rrugëtimi i Festivalit të Pranverës. Është një aktivitet i mrekullueshëm që i ka munguar Shqipërisë sepse promovon talente të reja. Unë kam qenë pjesë e këtij Festivali”, u shpreh këngëtari shumë i dashur për publikun.

Spektakli pritet të sjellë një mbrëmje të paharrueshme, ku 12 artistë konkurrojnë për trofeun e madh, ndërsa juria profesionale dhe ajo digjitale do të shpallin fituesin e këtij edicioni.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme