AP: Shpërthen automjeti në pikën kufitare NY/Kanada, 2 persona të vdekur, FBI nis hetimet

Dy persona u gjetën të vdekur në një automjet që shpërtheu në një pikë kontrolli në anën amerikane të një ure SHBA-Kanada në Niagara Falls të mërkurën. Kjo u bë e ditur nga një zyrtar i zbatimit të ligjit për Associated Press. Zyrtari nuk ishte i autorizuar të diskutonte publikisht detajet e hetimit dhe foli me AP në kushte anonimiteti.
Ndërkohë, Byroja Federale e Hetimeve, FBI, po heton shpërthimin. Ngjarja ndodhi pranë pikës së kontrollit kufitar. Autoritetet në shtetin e Nju Jorkut po shqyrtojnë incidentin, tha guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul në një postim në rrjetin X të mërkurën.
Stacioni televiziv lokal WIVB raportoi se të katër pikat kufitare me Kanadanë në pjesën perëndimore të Nju Jorkut u mbyllën të mërkurën për shkak të një shpërthimit të automjetit në urë. Agjencia e lajmeve nuk mund ta konfirmonte raportin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




