Apple po punon në telefonat e palosshëm

Teknologji | 6 vite më parë

Kompania Apple ka intensifikuar përpjekjet për nxjerrjen në treg të telefonit iPhone të palosshëm, që do të ishte konkurrent me Samsungun dhe Motorolan, që tashmë kanë nxjerr këso modele në treg. Sipas Bloomberg, kompania ka zhvilluar prototipa të ekraneve të palosshme për një seri provash të brendshme, por nuk ka përcaktuar ende planet për prezantimin e një iPhone të palosshëm. Testet do të përqendroheshin në rezistencën e sistemit që lejon palosjen e dy ekraneve (prototipi i parë) dhe dy gjysmat e ekranit (prototipi i dytë). iPhone 13 do të punojë gjithashtu me një sensor të gjurmëve të gishtave që do të vendoset nën ekran, një kthim në kohë pandemike ku maskat e bëjnë gjithnjë e më të vështirë përdorimin e telefonave të mençur me sistemin e njohjes së fytyrës “Face ID”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme