Arrestohet këngëtari i njohur grek, u kap me kokainë dhe pistoletë

Greqi | 6 vite më parë

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis është arrestuar  në periferi të Athinës, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet 2 gr kokainë dhe një pistoletë. Efektivët e ndaluan makinën luksoze të këngëtarit pa ditur cili ishte brenda, por nisur vetëm nga kontrollet për masat anti-covid.
E ndërsa është treguar bashkëpunues, këngëtari është shprehur se “Unë i kam për sigurinë time” tha Notis Sfakianakis. Tashmë Notis, një emër shumë i njohur, jo vetëm në Greqi, por edhe jashtë saj do të përballet me dy akuza, posedim të drogës dhe armëmbajtje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme