Autoritetet greke paralajmërojnë qytetarët për shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik në Greqi ka lëshuar paralajmërim për shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta që do të prekin vendin gjatë kësaj të marte dhe ditën e nesërme (7 janar).
Reshjet e dendura të shiut pritet të shoqërohen lokalisht me breshër, ndërsa herë pas here do të fryjnë erëra shumë të forta me intensitet 8 deri në 9 Beaufort, sidomos në zonat detare dhe bregdetare.
Më konkretisht, sot shira dhe stuhi të rrëmbyeshme lokale priten në ishujt Jonian, në Epir, në Sterea perëndimore, si dhe në Maqedoninë lindore dhe Traki nga orët e pasdites, ku është shpallur edhe paralajmërim portokalli në disa zona.
Ditën e nesërme fenomenet e motit të keq do të vazhdojnë në ishujt Jonian dhe Epir, do të shtrihen në Greqinë Qendrore perëndimore, si dhe në Peloponezin perëndimor dhe jugor nga orët e mbrëmjes, ndërsa Maqedonia lindore dhe Trakia mbeten nën paralajmërim portokalli.
Autoritetet greke u kanë bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e Shërbimit Meteorologjik dhe Mbrojtjes Civile.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




