Avokatët e huaj takojnë Veliajn, SPAK miraton lejen, por me status vizitori
Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka vendosur që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj të takohet në qeli më avokatët ndërkombëtarë të pajtuar prej tij.
Të dhënat nga SPAK bënë të ditur, se leja e firmosur mund të bëhet fakt në datat 27 ose 28 korrik, por avokatët që mund ta takojnë Veliajn nuk kanë status avokati, por thjeshtë vizitori e aq më pak status studioje ligjore.
Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kanë kërkuar disa herë takim me të, por nuk janë lejuar.
Nga ana tjetër kryebashkiaku ka kërkuar më herët nga GJKKO që t’i lejohet nga SPAK takimi me 4 avokatët e huaj, të cilët, sipas tij, do të përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të drejtave të Njeriut në Strasburg.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzohet për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve të paligjshme në burg.
Në dosje me Veliajn po hetohet dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, biznesmenë e eksponentë të tjerë politikë.
Flutura Tota/Rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




