Ishte me pushime në Orikum, humb jetën 72-vjeçari nga Tirana, policia tregon çfarë ndodhi

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një pushues 72-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka pësuar infarkt sapo ka hyrë në det.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte shkuar për pushime në Orikum së bashku me familjen. Rreth orës 11:30, menjëherë pasi hyri në ujë, ai është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat.
Pushuesit dhe familjarët e nxorën menjëherë në breg dhe njoftuan shërbimet e urgjencës. Në vendngjarje mbërriti ambulanca e Orikumit, por me gjithë përpjekjet e ekipit të urgjencës, 72-vjeçari nuk mundi të rikthehej në jetë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak, ndërsa autoritetet pritet të përcaktojnë shkakun e saktë pas kryerjes së veprimeve përkatëse hetimore.
Orikum / Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në plazhin e Orikumit, shtetasi A. Z., 72 vjeç, sapo është futur në ujë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




