Bizhuteritë e Horten në Ankand, zemërohen grupet e hebrenjve: Pasuri e vënë duke shfrytëzuar viktimat e Nazizmit

Grupet për të drejtat e hebrenjve kanë dënuar shitjen e bizhuterive që i përkisnin një miliardereje, bashkëshorti i së cilës e ndërtoi pasurinë e tij në Gjermaninë naziste.
Bëhet fjalë për Heidi Horten, një trashëgimtare austriake.
Bashkëshorti i saj Helmut Horten pati qenë anëtar i partisë naziste, i cili mori në zotërim kompani të hebrenjve kur këta të fundit u larguan nga Gjermania në vitet 1930.
Shtëpia e ankandeve Kristi ka nxjerrë në shitje 700 bizhuteri, vlera e të cilave shkon në më shumë se 150 milionë dollarë.
Raportohet se paratë do të shkojnë për bamirësi, si dhe në kërkime për Holokaustin. Zonja Horten ndërroi jetë vitin e shkuar në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një pasuri prej 2.9 miliardë dollarësh.
Bashkëshorti Helmut, u nda nga jeta në 1987-ën. Fillimisht ai mori në zotërim kompaninë e tekstileve Alsberg, pasi pronarët e saj u larguan nga Gjermania në 1936-ën.
Ky ishte i pari nga një sërë bisnesesh hebreje që ai arriti të merrte nën sundimin nazist. Mes bizhuterive të zonjës Shorten që janë nxjerrë në ankand është edhe një unazë me diamate Kartier që vlen më shumë se 20 milionë dollarë.
Rreth 100 bizhuteri janë subjekt i një ankandi që mbahet këtë të mërkurë në Gjeneve. 150 do të shiten të premten, ndërsa shumë të tjera pritet të dalin në shitje online.
Por ankandi ka shkaktuar zemërim mes grupeve hebreje, që kanë bërë thirrje për ndalimin e shitjes.
“Miliardat e Horten që u përdorën për të ngritur këtë koleksion ishin pjesë e shumave të përfituara nga arianizimi nazist i dyqaneve hebre”, u shpreh Qendra simon Eiesenthal, një grup për të drejtat e henrenjve me seli në SHBA, në një letër drejtuar shtëpisë së ankandeve Kristi.
Pavarësisht se paratë do të shkojnë për bamirësi dhe për kërkimet për Holokaustin, komiteti i hebrenjve të Amerikës u shpreh se kjo nuk mjaftonte.
Në vend të kësaj, “ankandi duhet të mos zhvillohet deri sa të bëhen përpjekje serioze për të përcaktuar pjesën e kësaj pasurie që ka ardhur nga viktimat e nazistëve”, u shpreh ky komitet.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




