Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez, ndërron jetë në moshën 91 vjeç

Film | 10 muaj më parë

Brigitte Bardot, aktorja franceze me famë ndërkombëtare, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Ajo fitoi famë botërore me filmin e vitit 1956 “Dhe Zoti Krijoi Gruan”, i shkruar dhe drejtuar nga bashkëshorti i saj i atëhershëm, Roger Vadim.

E lindur më 28 shtator 1934 në Paris, Bardot u rrit në një familje tradicionale katolike dhe filloi karrierën si modele. Në vitin 1950, në moshën 15-vjeçare, ajo u shfaq në kopertinën e revistës Elle, një moment që shënoi fillimin e një karriere të suksesshme në modë dhe më pas në kinematografi. Por ishte filmi “Dhe Zoti Krijoi Gruan” që e bëri atë një yll ndërkombëtar. Ky film i dha atij një popullaritet të jashtëzakonshëm, duke e pozicionuar Bardot si një ikone të kinemasë dhe të stilit.

Bardot u shndërrua shpejt në një frymëzim për intelektualët dhe artistët, duke u cilësuar si simbol i lirisë dhe shprehjes së pavarur për gratë. Në vitin 1969, ajo u bë modelja e parë reale e Marianne, simboli i Republikës Franceze, një nder i madh për çdo franceze.

Gjatë viteve 1960, ajo u shfaq në një sërë filmash të njohur, përfshirë dramën “The Truth” të Henri-Georges Clouzot, “Very Private Affair” të Louis Malle dhe “Contempt” të Jean-Luc Godard. Në vitet e mëvonshme, Bardot pranoi disa oferta nga Hollywood-i, duke u bërë një ndër aktoret më të njohura të epokës.

Pas tërheqjes nga bota e kinemasë, Bardot u angazhua në një karrierë paralele muzikore dhe u bë një aktiviste e njohur për mbrojtjen e kafshëve, duke themeluar Fondacionin Brigitte Bardot në vitin 1986, që ende vazhdon të veprojë për mbrojtjen e të drejtat e kafshëve.

Brigitte Bardot pati katër martesa gjatë jetës së saj, por gjithmonë mbeti e njohur për forcën dhe angazhimin e saj në mbështetje të kauzave që besonte.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme