COP28 – I dërguari i SHBA-së: Koha vendimtare për të shpëtuar klimën

Botë | 3 vite më parë

Kjo është koha vendimtare për të shpëtuar klimën, tha i dërguari i posaçëm i SHBA-së, John Kerry në bisedimet e COP28, ndërsa kërkoi veprim të shpejtë dhe vendimtar për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike përfundon javën e saj të parë në Dubai. Liderët botërorë janë larguar, por delegatët e mbetur pas po përpiqen të përmbledhin qëndrimet e përbashkëta, veçanërisht për të ardhmen e lëndëve djegëse fosile.

Kerry, një ish-sekretar shteti që shërben si zëdhënësi i presidentit të SHBA-së, Joe Biden për klimën, ishte në mesin e zyrtarëve të lartë që kërkonin veprim të guximshëm ndërsa negociatorët luftojnë për detajet e politikës dhe hartojnë një rezolutë të përbashkët që do të publokohet në përfundim të konferencës.

“Arktiku është në një shkallë të çmendur shkrirjeje, dhe ju i keni parë zjarret në Greqi, Australi, Rusi dhe në mbarë botën. Çfarë ju nevojitet?”, u tha Kerry gazetarëve.

Kerry kërkonte heqjen e qymyrit dhe naftës dhe gazit natyror.

Rreth 100 vende e mbështetën këtë qëndrim në konferencë. Arabia Saudite dhe India shihen si lojtarët më të mëdhenj që kundërshtojnë përkushtimin për një heqje të tillë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme