COVID-19, Greqia heq masat e veçanta kufizuese të disa rajoneve

Greqi | 5 vite më parë

Masat e veçanta kufizuese antiCOVID-19 në disa rajone hiqen nga e hëna, më 24 maj në 06:00 të mëngjesit, sipas një njoftimi nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, Nikos Hardalias, duke marrë parasysh të dhënat e përmirësuara epidemiologjike.

Kalymnos në rajonin e Egjeut Jugor ishte nën masa të veçanta kufizuese për frenimin e përhapjes së COVID-19 që nga 5 maji.

“Nga e hëna, gradualisht do të kthehemi në normalitet, pas një përpjekjeje të madhe të bërë nga banorët gjatë gjithë kësaj kohe”, tha Hardalias.

“Ne i falënderojmë ata për durimin dhe këmbënguljen e tyre, pasi falënderojmë të gjithë organet lokale për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre”, shtoi ai.

Zyrtari bëri thirrje edhe një herë për të qenë më të kujdesshëm dhe për të shmangur çdo grumbullim që mund të shkaktojë sërish probleme “Le të mbrojmë sezonin turistik që po fillon, ekonominë lokale, por mbi të gjitha shëndetin tonë dhe atë të njerëzve të tjerë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme