Dalin nga shtrati lumi Seman, Vjosë e Shkumbin, pritet rritje e niveleve në të gjithë lumenjtë
Rritja e nivelit të ujit nga prurjet e shumta nxorën përsëri nga shtrati lumenjtë Seman, Vjosë dhe Shkumbin. Për shkak të prurjeve të larta lumi Seman ka dale nga shtrati ne fshatin Murriz. Ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave ne Roskovec-Patos dhe Fier si dhe ka prezencë uji ne oborret e banesave.
“Lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë dal nga shtrati në disa zona duke përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore dhe duke prekur disa banesa”.
Edhe Lumi Shkumbin, ka dale nga shtrati, dhe ne fshatin Thanasaj ka kaluar nivelin e argjinaturës dhe ka prekur rreth 20 banesa.
Evakuime gjatë natës për shkak të daljes së lumit Devoll pati dhe në Kuçovë dhe Dimal.
Në Obot, uji është prezent vetëm në afërsi të oborreve, pa depërtim në banesa; qarkullimi është i garantuar dhe realizohet me mjete të Ushtrisë.
Në bashkinë Shkodër sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 525 ha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



