Dhuna në protestë, 10 të arrestuar për sulmet ndaj Policisë dhe Ministrisë së Arsimit

Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona dhe ka proceduar penalisht 22 të tjerë në lidhje me tubimin e zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.
Sipas njoftimit të Policisë, personat e arrestuar janë kapur duke hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit.
Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. W., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç.
Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar fizikisht punonjës të Policisë, si dhe godina e Ministrisë së Arsimit dhe sinjalistika rrugore.
Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar gjithsej tetë punonjës policie.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



