Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

Aktualitet | 4 muaj më parë

Ditën e sotme (23 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht  të qëndrueshme.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës më pas gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet kodrinore-malore të territorit, vija bregdetare mot i kthjellët. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.

Prej orëve të mesditës deri pasdite reshje shiu lokale përgjatë Ultësirës Perëndimore (përjashtuar vijën bregdetare), ndërsa përgjatë relieveve malore reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët si dhe në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme