Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita vizitë në GJKKO

Aktualitet | 4 muaj më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gazetarja Flutura Tota raportoi për RTSH se në fokus të vizitës ka qenë siguria në gjykata. Hita është shoqëruar nga kryetari i kësaj gjykate, Erion Bani, teksa ka inspektuar nga afër sistemet e sigurisë dhe kontrolleve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme