Durrës- Zbulohet laboratori për falsifikimin e dokumenteve, arrestohen babë e bir dhe bashkëpunëtori i tyre
Policia e Durrësit ka zbuluar një laborator për falsifikim dokumentesh, ku dyshohet se përdoreshin shuma që varionin nga 3 000 deri në 5 000 euro për pajisjen me dokumente të falsifikuara.
Policia ka arrestuar tre persona, babë e bir që kishin vënë banesën, në dispozicion të kësaj veprimtarie kriminale, dhe bashkëpunëtori i tyre.
Në pranga ranë shtetasit H.M., 53 vjeç, S.M., 24 vjeç (babë e bir), si dhe E.V., 37 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit kishin përshtatur banesën e shtetasve H.M. dhe S.M. në fshatin Rrushkull, Durrës, për falsifikim të dokumenteve të ndryshme, si diploma, dokumente shkollore, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente aplikimi në institucione të ndryshme. Në këtë ambient janë gjetur 2 vula false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë, të cilët dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale, si dhe dhjetëra dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Sakaq, gjatë kontrolleve janë sekuestruar gjithsej 46 dokumente të dyshuara të falsifikuara, 2 vula false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rrjet, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




