Dy ushtarë rusë dënohen me burg, refuzuan urdhrin e Moskës të luftonin në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Dy ushtarë rusë janë dënuar me 2.5 vjet burg pasi kanë refuzuar të luftojnë për Rusinë ndaj Ukrainë.

Sipas monitoruesit të pavarur të të drejtave të njeriut OVD-Info, të dy ushtarët nga zona e Kamçatkës në Lindjen e Largët të Rusisë – u shpallën fajtorë sipas nenit për refuzimin për të marrë pjesë në ushtri, i cili mbart një dënim maksimal deri në tre vjet burg.

Njëri nga ushtarët, Aleksandër Stepanov, u dënua më 25 prill. Stepanov refuzoi të zbatonte urdhrat e komandantit të njësisë ushtarake dhe refuzoi të shkonte në luftë në Ukrainë gjatë mobilizimit. Ushtari i dytë është Andrey Mikhailov, i cili u dënua më 27 prill në rrethana të ngjashme.

Mikhailov refuzoi të shkonte për të luftuar në Ukrainë më 21 janar – tre ditë pas vendimit të Stepanov.

Gjykatat ruse kanë marrë tashmë më shumë se 500 vendime kundër ushtarakëve të cilët refuzuan drejtpërdrejt të zbatonin urdhrat për t’u dërguar në Ukrainë. Por shtoi se shumica e rasteve të tilla ishin mbajtur të fshehura nga publiku, transmeton CNN.

Në më shumë se një të tretën e dënimeve të njohura për AWOL, të pandehurit marrin dënime me kusht, që do të thotë se ata mund të dërgohen përsëri në front.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme